Fetahu, kryetar i ri i FBK-së

Basketboll

Fetahu, kryetar i ri i FBK-së

Më: 5 prill 2018 Në ora: 19:49
Fetahu

Arben Fetahu është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Fetahu ka fituar 22 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Artan Rugova është votuar nga 18 delegatë. Fetahu në këtë post është zgjedhur në vend të Eroll Belegut, i cili kohë më parë dha dorëheqjen, për shkak të konfliktit të interesit, duke marrë parasysh se është këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton insporti.com. Sipas kësaj shihet se gara ka qenë shumë e ngushtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat