NBA: Lebron James “shtrin” në parket Toronton, Westbrook s’i mjafton Oklahomas ndaj Warriors

Basketboll

NBA: Lebron James “shtrin” në parket Toronton, Westbrook s’i mjafton Oklahomas ndaj Warriors

Më: 4 prill 2018 Në ora: 14:13
Ndeshje basketbollistike

Plot 13 ndeshje u zhvilluan në NBA mes mbrëmjes së të martës dhe orëve të para të së mërkurës, me shumicën e skuadrave që zbritën në parket.

Cleveland tregoi forcën ndaj kryesueses së Konferencës së Lindjes, Toronto, duke fituar 112-106 në “Quicken Loans Arena”, ku Lebron James vendosi firmën e tij me 27 pikë, 6 asiste dhe 10 rikuperime, i ndihmuar edhe nga Kevin Love me 18 pikë dhe plot 15 topa të kontrolluar poshtë koshit. Në radhët e kanadezëve vlen të përmendem shifrat e dyfishta të Serge Ibakas dhe Jonas Valanciunas.

Pritej reagimi i Houstonit pas humbjes me San Antonion dhe kështu ndodhi. Kryesuesit e Perëndimit fituan me lehtësi 120 -104 ndaj Washington Wizards, me James Harden që shpërtheu më 38 pikë, 9 asist dhe 10 rikuperime. Ky ishte suksesi i 63-të sezonal për Rockets, që tashmë e kanë siguruar vendin e parë në Perëndim.

Russel Webrook bën gjithçka për Oklahoman në përballjen me Golden State, duke shënuar plot 44 pikë, dhënë 6 asiste dhe kontrolluar 16 topa poshtë koshit, por kjo paraqitje fenomenale e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen me shifrat 107 – 111. 

Në krahun tjetër Kevin Durant e mbylli takimin me 34 pikë, 4 asiste dhe 10 rikuperime, ndërsa Klay Thompson shtoi edhe 20 pikë të tjera për Warriors.
Këto janë rezultatet e 13 ndeshjeve të zhvilluara në NBA:
 
Rezultatet:

Toronto Raptors – Cleveland Cavaliers 106-112
Brooklyn Nets – Philadelphia Sixers 95-121
Atlanta Hawks – Miami Heat 98-101
Orlando Magic – New York Knicks 97-73
Charlotte Hornets – Chicago Bulls 114-120
Washington Wizards – Houston Rockets 104-120
Boston Celtics – Milwaukee Bucks 102-106
Golden State Warriors – Oklahoma City Thunder 111-107
Portland Trail Blazers – Dallas Mavericks 109-115
Indiana Pacers – Denver Nuggets 104-107
Los Angeles Lakers – Uthah Jazz 110-117
Sacramento Kings – Phoenix Suns 94-97
San Antonio Spurs – Los Angeles Clippers 110-113

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat