Prishtina pa telashe me Trepçën

Basketboll

Prishtina pa telashe me Trepçën

Më: 1 prill 2018 Në ora: 19:27
Ilustrim

Sigal Prishtina ka shënuar fitore në ballafaqim me Trepçën në kuadër të xhiros së XXV në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet ka përfunduar me rezultat 102:73 (29:21, 20:19, 29:13, 24:20). 

Granit Rugova me 32 pikë e 4 kërcime ishte më i dalluari te skuadra fituese, derisa Filip Bundovic ka shtuar 21 pikë, 4 kërcime e 5 asistime dhe Valon Bunjaku ka kontribuar me 17 pikë.  

Te Trepca më efikasit ishin Samir Zekiqi me 20 pikë, 6 kërcime e 7 asistime dhe Besnik Azemi me 18 pikë, 10 kërcime e 3 asistime. 

Sigal Prishtina në 25 xhiro të luajtura deri më tani ka regjistruar 24 fitore e 1 humbje, dhe kështu është lidere e padiskutueshme e IP Superligës së Kosovës, derisa Trepcës pas kësaj disfate i vështirësohen edhe më shumë shanset për një vend në garat shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat