Grumbullohet U16 e meshkujve

Basketboll

Grumbullohet U16 e meshkujve

Më: 21 mars 2024 Në ora: 12:44
Pamje nga një stërvitje

Të mërkurën është grumbulluar Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve.

Në grumbullim kanë qenë të pranishëm basketbollistët që luajnë në Kosovë, derisa më pas do të ju bashkohen edhe ata që luajnë jashtë vendit.

Stërvitjet janë udhëhequr nga përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Dion Pllana.

Grumbullimi i ardhshëm do të jetë javën e ardhshme, ndërsa deri gjatë verës do të ketë grumbullime të tjera për të qenë sa më të gatshëm për sfidat në garat evropiane.

Dardanët e rinj janë në grup me San Marinon, Gjibraltarin dhe Armeninë. Divizioni C do të zhvillohet në Durrës të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat