Adriatik Rraci dhe Artina Hasani, pjesëmarrës në shortin dhe punëtorinë në Munih

Basketboll

Adriatik Rraci dhe Artina Hasani, pjesëmarrës në shortin dhe punëtorinë në Munih

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 19:52
Artina Hasani,e Adriatik Rraci

Menaxheri i kombëtares të Kosovës dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i FBK-së, Adriatik Rraci dhe menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, Artina Hasani, kanë marrë pjesë në shortin për FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla dhe grup-moshat e reja në të dyja konkurrencat.

Shorti është hedhur të martën në Munih të Gjermanisë.

Rraci dhe Hasani kanë marrë pjesë po ashtu në Workshopin (Punëtorinë) e organizuar po ashtu në Munih lidhur me organizimin e FIBA Kampionateve Evropiane, që mbahen gjatë verës. Punëtoria ishte të martën dhe të mërkurën.

Kosova për herë të parë do të organizojë FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla te femrat.

Ky Kampionat mbahet nga 25 deri 30 qershor, ku vashat dardane janë në grup me Maltën dhe Qipron.

Gjithashtu në kryeqytetin e Kosovës do të organizohet FIBA EuroBasket, Divizioni C për femra U18, ku vashat e Kosovës synojnë paraqitje të mira. Kjo garë mbahet nga 23 deri më 28 korrik.

Rraci dhe Hasani përvojën e fituar në këtë Workshop do ta bartin në FBK, që rregullisht organizon gara ndërkombëtare, duke marrë vlerësime pozitive nga FIBA Evropa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat