Shkëlqejnë Booker dhe Durant, Phoenix Suns marrin fitoren ndaj Milwaukee Bucks

Basketboll

Shkëlqejnë Booker dhe Durant, Phoenix Suns marrin fitoren ndaj Milwaukee Bucks

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 10:26
Pamje nga një ndeshje

Phoenix Suns ka fituar ndeshjen e mbrëmjes në elitën e basketbollit amerikan NBA ndaj Milwaukee Bucks.

Pas 48 minuta lojë, Suns kanë triumfuar me tetë pikë diferencë 114:106.

Devin Booker ka qenë basketbollisti më efikas në këtë takim me 32 pikë, një kërcim e katër asistime.

Paraqitje fantastike ka pasur edhe Kevin Durant prej 28 pikëve e 10 kërcimeve duke shtuar edhe një asistim.

Bradley Beal gjithashtu shkëlqeu me 25 pikë, 10 kërcime e tre asistime.

Ndërkohë në skuadrën mysafire më i miri në parket ishte Giannis Antetokounmpo me 34 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat