Tirana triumfon në derbin e kryeqytetit shqiptar

Basketboll

Tirana triumfon në derbin e kryeqytetit shqiptar

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja

Tirana ka fituar në derbin e kryeqytetit shqiptar, duke mundur Partizanin 88:82 (23:19, 16:21, 22:11, 27:31), në javën e tretë të Liga Unike Femrat.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri te rezultati 13:14, kur me një seri prej 8:0 vendasve kalojnë në epërsi 21:14, kurse e fituan çerekun e parë 23:19.

Periudha e dytë ishte mjaft interesante dhe e barabartë, ku pjesa e parë përfundoi 39:40.

Edhe fillimi i periodës së tretë ishte mjaft i barabartë, por në tre minutat e fundit, tiranaset shkëputen, ku shifrat pas 30 minutash ishin 61:51. Në dhjetë minutat e fundit, Tirana menaxhoi epërsi dhe fitoi 88:82.

Te vendaset u dalluan Aida Palko me 25 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime dhe Enisa Qosja me 25 pikë e pesë kërcime, derisa te mysafiret më e mira ishte Ornela Lalaj me 23 pikë, 12 kërcime e katër asistime.

Tirana ka dy fitore e një humbje, kurse Partizani tri humbje në tri ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat