Peja favorit, Sigal Prishtina - Bashkimi, derbi i miqve të vjetër

Basketboll

Peja favorit, Sigal Prishtina - Bashkimi, derbi i miqve të vjetër

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:17
Pamje nga një ndeshje

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 19-të e Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi i parë do të jetë mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, vendit të pestë, përkatësisht të katërt në renditje. Kuqezinjtë kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore e tetë humbje, andaj pritet një sfidë e barabartë.

Të shtunën do të përballen dy skuadrat me traditë, Sigal Prishtina dhe Bashkimi. Bardhekaltrit janë në vendin e tretë me 12 fitore e gjashtë humbje, kurse Portokallezinjtë në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 11 humbje.

Të dielën do të përballen Proton Cable Prizreni me Trepçën. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit janë liderë me 16 fitore e dy humbje, prej tyre 11 fitore radhazi.

Dueli i fundit është mes Pejës dhe Istogut. Kampionët e Kosovës shihen si favoritë, pasi janë në vendin e dytë me 13 fitore e pesë humbje, ndërsa skuadra istogase ka vetëm një fitore e 17 humbje.

Prince Caffe Superliga-Java 19

E shtunë

17:00 Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli  

19:00 Sigal Prishtina - Bashkimi

E diel

17:00 Proton Cable Prizreni - Trepça

19:00 Peja – Istogu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat