Peja sfidon Trepçën

Basketboll

Peja sfidon Trepçën

Më: 12 janar 2024 Në ora: 16:57
Pamje nga një ndeshje

Edhe më interesante pritet sfida mes Pejës dhe Trepçës, vendit të dytë në renditje me 12 fitore e katër humbje dhe vendit të parë me 14 fitore e dy humbje.

Këto dy skuadra u përballen në finalen e “Play-off”-it, ku verdhezinjtë ishin më të mirë 3:2 dhe u shpallën kampionë, derisa ‘Xehetarët’ i mundën në finalen e Superkupës. Në dy takimet e këtij edicioni, të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës.

Peja kishte fituar 90:82, kurse Trepça fitoi 91:71.

Të dielën Vëllaznimi do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, ku fitorja është shumë e vlefshme për të dy skuadrat.

Kuqezinjtë janë vendin e pestë me shtatë fitore e nëntë humbje, kurse prizrenasit kanë pesë fitore e 11 humbje, andaj sfida është shumë e rëndësishme.

Takimi i fundit zhvillohet ndërmjet Istogut dhe Bashkimit. Istogasit që për herë të parë janë në Superligë, kanë një fitore e 15 humbje, ku fitoren e vetme e kanë ndaj prizrenasve, që kanë pesë fitore e 11 humbje.

Prince Caffe Superliga-Java 17

E shtunë

17:00 Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli

19:00 Peja - Trepça

E diel

17:00 Vëllaznimi - Proton Cable Prizreni

19:00 Istogu - Bashkimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat