King largohet nga Peja

Basketboll

King largohet nga Peja

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 17:21
King

KB Peja ka konfirmuar largimin e Urald King, i cili erdhi te kampionët e Kosovë në fund të tetorit.

Basketbollisti amerikan do të rikthehet në Austri, pasi ka kompletuar transferimin te Kapfenberg Bulls.

"Urald King zhvilloi mbrëmë ndeshjen e fundit si Basketbollist i KB Peja,  ku kaloi disa muaj pozitiv në “Karagaçi”.

E falenderojmë King për kontributin e dhënë dhe i urojmë shumë sukses në hapat e ardhshme në karrierë”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat