Shkrumbohet arena e basketbollit, aty ka luajtur edhe Trepça

Basketboll

Shkrumbohet arena e basketbollit, aty ka luajtur edhe Trepça

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 15:58
Pamje nga djegia

Dhjetëra milionë euro u futën në dhe!

Padyshim që dëmi ekonomik ishte tepër i madh nga zjarri që shkrumboi arenën e basketbollit të klubit francez BCM Gravelines-Dunkerque.

Flakët që nisën në ambientet e pishinës, përfshinë më pas kafenenë e kompleksit sportiv dhe pastaj sallën e basketbollit.

Mbi 90 punonjës dhe 40 makina zjarrfikëse nuk mundën të ndalonin më të keqen, pra që gjithçka të shkatërrohej, ndonëse për fat nuk pati viktima.

Salla me 3 mijë vende nuk ekziston më, dhe është e vështirë të mendohet që ajo do të rindërtohet shpejt.

Presidenti i klubit, Christian Devos komentoi se u dogj jo vetëm një Pallat Sporti, por edhe 40 vjet histori.

Nga ana tjetër, nuk dihet se ku ku do të vazhdojë të luajë skuadra e Gravelines në pjesën e mbetur të sezonit.

Gjithsesi, një inkurajim erdhi nga ministrja franceze e sporteve, Ameli Udea-Kastera, e cila premtoi se qeveria dhe pushteti lokal do ta ndihmojnë klubin për ta rindërtuar arenën.

Ekipi i Francës Veriore është pjesë e Ligës Profesioniste, pra elitës së basketbollit në vend, dhe merr pjesë në Kupën e Evropës, ku është ndeshur edhe me skuadrën e Kosovës, Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat