​Rifati: Jam i shokuar me deklarimet e Marmarinos, i kërkova sqarime

Basketboll

​Rifati: Jam i shokuar me deklarimet e Marmarinos, i kërkova sqarime

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 11:38
Arbnor Rifati

Ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos ka lëshuar deklarata tronditëse për kohën e tij në Kosovë, duke thënë se kushtet në të cilat ka punuar në vendin tonë ishin kushte të një “bote të tretë” dhe me shumë telashe në organizim.

Për teknikun grek udhëtimi në Kosovë ishte si udhëtim me një makinë kohe që të kthen prapa në vitet e 70-ta.

Me deklarimet e tij ka mbetur i shokuar, trajneri Arbnor Rifati, i cili ishte ndihmës i Marmarinos gjatë asaj periudhe. Rifati ka thënë për Kp, se ka kërkuar sqarime nga tekniku grek në lidhje me deklarimet e tij.

Rifati: E kam pyetur trajnerin në lidhje me reagimin e tij

“Me të vërtetë jam shokuar dhe nuk mund ta mohoj që me trajnerin Christos Marmarinos kemi pasur relacion të mirë, unë madje së paku njëherë në muaj shkëmbejmë mesazhe mes vete në mënyrë shoqërore që na kanë mbetur. Ne kemi pasur një eksperiencë shumë të mirë me atë, por reagimi i tij pse erdhi, unë definitivisht jam shokuar kur e kam lexuar dhe madje i kam shkruar i kam thënë: ‘Çfarë është ky reagim, nuk e kemi pritur nga ty, të kemi llogaritur si vëlla e kështu’...Nëpërmjet mediumit tuaj e konstatoj që ato kanë qenë të gjitha të pavërteta.”, ka thënë Rifati.

Rifati shtoi se me reagimin e tij, Maramrinos ka pasur për qëllim që ta justifikojë dështimin e tij në Kosovë.

Rifati: Marmarinos ka dashur ta justifikojë dështimin e tij

“Ndoshta ka pasur dëshirë ta rregullojë CV-në e tij sepse nuk ka qenë shumë i njohur si trajner, ka qenë ndihmës-trajner në Olimpiakos, por asnjëherë trajner i ekipit të parë apo ndonjë kombëtareje. Ndoshta ka qenë qëllimi i tij ta pasurojë CV-në me rezultate të mira dhe ndoshta e ka gjetur edhe si justifikim për dështimin e tij që ta hedh fajin në anën tonë që nuk ka pasur organizim, ajo nuk qëndron”, ka thënë Rifati.

Ndryshe, pas largimit të Marmarinos, Federata e Basketbollit të Kosoves ia ka besuar këtë detyrë trajnerit izraelit, Rami Hadar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat