Basketbollisti Tervell Beck do të operohet pasi që e ka thyer këmbën.
Do të jetë një mungesë e madhe për klubin pejan, kampionin në fuqi.
Peja ka bërë të ditur se ai do të operohet por nuk dihet sa do të mungojë.
“Basketbollisti ynë Tervell Beck e ka thyer këmbën dhe do të detyrohet që t'i nënshtrohet operacionit.
Fillimisht ai kishte pësuar lëndim në Holandë në FIBA Europe Cup ndaj Den Boschit në nyjen e këmbës dhe ishte jashtë këto javë - por pas testeve më të avancuara, rezultoi që ai e ka thyer këmbën.
Beck do të mbetet jashtë për disa muaj deri në rikuperimin e plotë, dhe ne i urojmë të gjitha të mirat në këtë periudhë të vështirë”, njofton KB Peja.