NBA, fitojnë Heat e Nuggets teksa Hornets triumfojnë në trilerin kundër Celtics

Basketboll

NBA, fitojnë Heat e Nuggets teksa Hornets triumfojnë në trilerin kundër Celtics

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në NBA, ku spikati ndeshja midis Charlotte Hornets dhe Boston Celtics.

Ajo shkoi në shtesë dhe përfundoi me fitoren e vendësve, 121:118.

Denver Nuggets mezi fitoi kundër skuadrës më të dobët në ligë, Detroit Pistons, 103:107.

Një breshëri koshash pati në Washington, ku Washington Wizards u mundën në shtëpi nga Milwaukee Bucks, 129:142.

Miami Heat fitoi ndaj Chicago Bulls, 100:118, teksa Minnesotta Timberwolves ndaj New York Knicks, 117:100.

New Orleans Pelicans mundën thellë Sacramento Kingsat, 129:93,  ashtu si edhe Los Angeles Clippers, San Antonio Spursat, 99:124.

Në fund Golden State Warriors fituan kundër Houston Rockets me rezultat 121:116

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat