Trepça nuk luan me Hapoel Galil, izraelitët tërhiqen nga garat

Basketboll

Trepça nuk luan me Hapoel Galil, izraelitët tërhiqen nga garat

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:24
Trepça

Skuadra kosovare, Trepça nuk do të luaj përfundimisht me izraelitët e Hapoel Galil Elion në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Hapoeli është tërhequr nga kjo garë.

Është FIBA që i ka larguar nga faqja zyrtare e FIBA Europe Cup dhe ka fshirë ndeshjet e planifikuara të skuadrave izraelite.

Për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, FIBA kishte vendosur që ndeshjet e skuadrave izraelite të zhvillohen në Qipro.

Por këto ekipe nuk ishin pajtuar me të gjitha kushtet e FIBA-s dhe vendosën të tërhiqen edhe zyrtarisht.

Tashmë në grupin G do të jenë vetëm tri ekipe. Trepça nga Kosova, Leideni i Holandës dhe Gravelines i Francës.

Xehetarët deri më tani i kanë zhvilluar dy ndeshje, duke u përballur nga njëherë me Leidenin dhe Gravelines.

Me që të dy këto ekipe ka pësua humbje të thella. Fillimisht, në shtëpi pësoi nga Leideni me minus 30 pikë, 54:84, e më pas, javën e kaluar në Francë nga Gravelines 83:49.

Ndeshjen e radhës, Trepça e zhvillon në Holandë ndaj Leidenit më 15 nëntor, derisa më 22 nëntor e pret skuadrën franceze të Gravelines në “Minatori”.

Kjo është hera e parë që ‘Xehetarët’ janë pjesëmarrës të grupeve në FIBA Europe Cup.

Në këtë fazë, mitrovicasit erdhën pasi arritën triumfin ndaj Tindastollin dhe Parnun, takime që u mbajtën në Estoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat