San Antonio e Orlando triumfojnë jashtë fushe

Basketboll

San Antonio e Orlando triumfojnë jashtë fushe

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:57
Pamje nga ndeshja Phoenix – San Antonio, 121-132

Skuadra e San Antonio fitoi 132:121 në fushën e Phoenix, suksesi i tretë sezonal për Spurs, që më në fund shijojnë të riun Wenbanyama. Debutuesi në NBA realizoi 38 pikë e 10 rebound për San Antonio, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Booker dhe 28 të Kevin Durant.

Ekipi i Philadelphia ndodhet mes ekipeve lider në Lindje, duke fituar edhe sot, 114-99 ndaj Toronto. Embiid me 28 pikë, Oubre e Harris me nga 23 pikë secili, bënë diferencën në fushë për Philadelphia. Për miqtë u dallua Barnes me 24 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Fiton edhe skuadra e New Orleans, që mundi 125-116 Detroit, ndeshje me rivalitet, ku McCollum me 33 pikë ishte lider në fushë për vendasit. Orlando, falë 30 pikëve të Banchero, mundi 115-113 Utah Jazz në sekondën e fundit, duke ngjitur shkallët në Konferencën e Lindjes.

NBA-Rezultatet e sotme

Philadelphia – Toronto, 114-99

New Orleans – Detroit, 125-116

Utah Jazz – Orlando, 113-115

Phoenix – San Antonio, 121-132

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat