Sot zhvillohet derbi mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës

Basketboll

Sot zhvillohet derbi mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

E shtuna sjell super derbin mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, që zhvillohet në kuadër të javës së dytë të Prince Caffe Superligës.

Rivalët e vjetër të basketbollit të Kosovës do të përballen në një tjetër sfidë interesante, dhe ku të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë radhazi në elitë, pasi e nisën kampionatin me fitore, duke mundur Istogun, përkatësisht Proton Cable Prizrenin.

Së fundi u takuan në gjysmëfinale të Superkupës, ku fituan mitrovicasit, ndërkohë që të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.

Java e dytë hapet me takimin mes Bashkimit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit e kanë nisur kampionatin me fitore, duke mundur Golden Eagle Yllin në udhëtim, derisa kuqezinjtë pësuan nga Peja.

Java 2

E shtunë

17:00 Bashkimi – Vëllaznimi

19:00 Trepça – Sigal Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat