Basketbollistët e Kosovës presin përkrahje nga bashkatdhetarët që jetojnë në Danimarkë 

Basketboll

Basketbollistët e Kosovës presin përkrahje nga bashkatdhetarët që jetojnë në Danimarkë 

Nga: K.G.. Më: 23 korrik 2023 Në ora: 16:21
Tifozët

Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për sfidën e radhë në parakualifikuese për Kampionatin Evropian në basketboll.

Dardanët do të ndeshen me Danimarkën dhe synojnë fitoren e radhës pas aasaj me Zvicrën me rezultat 76:49.

“Thirrje për bashkatdhetarët në Danimarkë! 

Danimarka dhe Kosova do të përballen të mërkurën (26 korrik) në Arena Naestved nga ora 18:00. 

Basketbollistët e Kosovës presin përkrahje nga bashkatdhetarët që jetojnë në Danimarkë, ashtu si ka ndodhur në të gjitha ndeshjet që kanë luajtur si mysafirë.

Ky takim është shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e Dardanëve. Ndeshja është e vlefshme për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.
Biletat kanë dalur në shitje dhe mund t’i blini në uebfaqen zyrtare të Danimarkës”
, njofton FBK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat