Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshjet parakualifikuese “Eurobasket2025”

Basketboll

Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshjet parakualifikuese “Eurobasket2025”

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 16:45
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në basketboll nuk po i ndal përgatitjet për ndeshjet e korrikut dhe gushtit në parakualifikimet e Euro basketit 2025.

Pasi dita ditë stërvitjet i mbajtën në kryeqytet, tash “Dardanët” ato i vazhdojnë në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, aty ku do të jetë shtëpia e tyre në këto parakualifikime.

Edhe pesë ditë kanë mbetur deri në sfidën e parë dhe ushtrimet janë në intensitetin më të lartë me në krye përzgjedhësin e ri, Rami Hadar.

Ndonëse janë pjesë e listës, disa basketbollistë ti Arti Hajdari, Mikaele Tmusic e Fisnik Rugova nuk do të mund ti ndihmojnë Kosovës.

Sfidën e parë, “Dardanët” e zhvillojnë më 19 korrik në palestrën e Prizrenit ndaj Zvicrës.

Më pas, Kosova i luan dy takime radhazi si mysafirë. Fillimisht, më 26 korrik, tanët luajnë ndaj Danimarkës, e më pas tre ditë më vonë ndaj Zvicrës.

Për cikël parakualifikues, Dardanët e mbyllin në shtëpi ndaj Danimarkës më 5 gusht.

Kosova me Zvicrën nuk është përballur asnjëherë, derisa me Danimarkën po, ka një fitore e një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat