Danjuma pëlqen rikthimin në Premier League

Basketboll

Danjuma pëlqen rikthimin në Premier League

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 12:03
Danjuma

Anësori i Villarrealit, Arnaut Danjuma, raportohet se preferon rikthimin në Premier League.

26-vjeçari nuk tregojë formë të mirë  në Tottenham gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar.

Megjithatë, Danjuma ka shkëlqyer në pjesën më të madhe të kohës së tij në Spanjë, duke shënuar 22 gola dhe katër asistime në 51 ndeshje për Villarealin.

Sipas medieve britanike, anësori i skuadrës spanjolle, mund të transferohet në “Goodison Park”, ku kërkohet nga Evertoni.

“Toffees” synojnë që gjatë kësaj verë, të transferojnë një sulmues në skuadrën e tyre dhe shpresojnë  se mund të sigurojnë Danjuma-n me çmim të ulët.

Evertoni thuhet se tashmë është duke negociuar me Villarealin për transferimin e mundshëm të Danjuma në “Goodison Park”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat