Kmbëtarja U-20 nuk grumbullohet pasi nuk ka lojtare

Basketboll

Kmbëtarja U-20 nuk grumbullohet pasi nuk ka lojtare

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:19
Pamje nga një ndeshje

Situata në basketbollin e femrave në Shqipëri prej vitesh duket e zymtë. Kjo duket edhe në numrin e vogël të skuadrave pjesëmarrëse në kampionat: Vetëm 7 të tilla, duke bërë që të mungojnë lojtaret.

Kjo u vërtetua së fundi nga tërheqja nga kompeticioni Europian i kombëtares U-20, për shkak se nuk ka lojtare të mjaftueshme.

“Fakt: Ekipi U-20 vajza nuk mundi të organizohej këtë vit (2023) për arsye të kontigjentit të ulët të lojtareve aktive në kampionatet kombëtare me datëlindje 2003-2004”, thuhet në deklaratën e bërë publike nga Federata Shqiptare të Basketbollit, që sqaroi tërheqjen e ekipit U-20 nga Europiani.

Kjo deklaratë e FSHB erdhi pas vendimit që ajo mori për të rritur tarifat e regjistrimit të lojtareve të huaja dhe reduktimit të numrit të tyre në fushë: Vetëm 3 të tilla. “FSHB nuk ka patur dhe s’do të ketë kurrë një qasje negative ndaj lojtarëve të huaj, por ne kemi si detyrim zhvillimin e basketbollit në Shqipëri”, shkruan FSHB.

“Kjo ka të bëjë edhe me nivelin e lojës, por më shumë pe përhapjen e basketbollit në Shqipëri, rritjen profesionale të lojtareve dhe trajnerëve, me qëllim përfaqësimin sa më dinjitoz në ekipin kombëtar”, sqaron më tej Federata e Basketbollit.

Shqipëria synonte të përfaqësohej me 6 ekipe moshash në kampionatet Europiane të kësaj vere: U-16, U-18, U-20, djem e vajza, pa përmendur kombëtaren e të rriturve. Gjithsesi, tashmë është fakt që kombëtarja U-20 vajza nuk do të përfaqësohet këtë vit,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat