​Ekipet e Kosovës e nisin me humbje kampionatin FIBA 3x3 në basketboll

Basketboll

​Ekipet e Kosovës e nisin me humbje kampionatin FIBA 3x3 në basketboll

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 08:59
​Ekipet e Kosovës e nisin me humbje kampionatin FIBA 3x3 në basketboll

Po zhvillohet për herë të parë në Kosovë FIBA 3x3 U23 Nations League.

Në ditën e parë u zhvilluan shumë ndeshje interesante, ndërsa për herë të parë ka luajtur edhe Kosova në këtë garë në të dyja konkurrencat.

Vashat dhe djemtë e Kosovës në sfidën e parë ndërkombëtare u përballën me Holandën, ku femrat pësuan 21:7, ndërsa meshkujt 22:8. Më pas, vashat luajtën ndaj kundër Hungarisë, duke zhvilluar një ndeshje të mirë edhe pse pësuan 22:13, kurse meshkujt u mundën nga Greqia me shifrat 22:11.

Pas shumë sfidave interesante, në fund u zhvilluan finalet. Te femrat, Gjermania mundi Holandën 18:14, kurse te meshkujt, Holanda ka mposhtur Hungarinë 21:15, ndërsa në finale, kishte një numër të madh të shikuesve, duke krijuar atmosferë të bukur të basketbollit 3x3, ndërsa në këtë event nuk po mungojnë as lojërat shpërblyese për tifozët.

Gara do të vazhdojë sot (e martë) nga ora 14:30 te Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, kurse përfundon të mërkurën po ashtu me ndeshje interesante nga ora 14:30 deri në ora 21:00.

Në këtë event po marrin pjesë gjashtë shtete: Gjermania, Greqia, Turqia, Hungaria, Holanda dhe Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat