Komuna e Mitrovicës do të vendosë monitor për finalen Trepça - Peja

Basketboll

Komuna e Mitrovicës do të vendosë monitor për finalen Trepça - Peja

Më: 17 maj 2023 Në ora: 15:11
Tifozët

Ndeshja e pestë dhe e fundit mes KB Trepçës dhe KB Pejës do të transmetohet në sheshin e Mitrovicës “Isa Boletini” përmes monitorit.

Komuna e Mitrovicës, duke e parë interesimin e jashtëzakonshëm të qytetarëve për të përcjellë ndeshjen e fundit finale, do të vendosë monitorin në sheshin “Isa Boletini”.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Pas interesimit të madh për ta ndjekur ndeshjen finale KB Trepça - KB Peja, Komuna e Mitrovicës do të vendosë ekranin e madh në sheshin ‘Isa Boletini’.

Aty do të mundë ta shohim ndeshjen të gjithë bashkë dhe të presim për ta festuar titullin e kampionit. Forca Trepça”, shkroi Arian Tahiri,.

Ndeshja e fundit finale do të zhvillohet nesër në “Minatori”, në orën 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat