“Minatorët” apo “Shqiponjat” fitojnë duelin e parë

Basketboll

“Minatorët” apo “Shqiponjat” fitojnë duelin e parë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 14:14
Koshi

Sonte fillon seria finale e “Play-off”-it të Superligës ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

Duelet pritet të jenë shumë interesante, ndërsa interesimi për sfidat finale është i jashtëzakonshëm.

Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione e Kosovës.

Ndeshja e parë zhvillohet në Mitrovicë, ku ‘Minatorët’ kanë epërsinë e terrenit vendas, në rast se finalet shkojnë në pesë ndeshje.

‘Xehetarët’ për të arritur në finale eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, kurse Peja eliminoi Golden Eagle Yllin, kampionin e Kosovës.

Në pesë përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, verdhezinjë prijnë 3:2 me fitore. Në garat e rregullta pejanët kishin përfunduar në vendin e dytë me 20 fitore e tetë humbje, ndërsa mitrovicasit në vendin e katërt me 17 fitore e 11 humbje.

‘Xehetarët’ në këtë edicion ishin finalistë të Superkupës, kurse fituan trofeun e Kupës. Ndërkohë, skuadra verdhezi ishte në finale të Ligës Ballkanike, ku u mund nga Hapoel Beer Sheva.

Orari

E mërkurë

20:00 Trepça-Peja

E diel

17:00 Peja-Trepça

11 maj

E enjte 

20:00 Trepça-Peja  

14 maj

17:00 Peja-Trepça (Finalja IV eventuale)

18 maj

20:00 Trepça-Peja (Finalja V eventuale)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat