KB Trepça njofton se nesër dalin në shitje biletat për finalen e parë

Basketboll

KB Trepça njofton se nesër dalin në shitje biletat për finalen e parë

Më: 2 maj 2023 Në ora: 23:47
Logo e Trepçës

Klubi i Basketbollit, Trepça ka njoftuar se nesër (e mërkurë) dalin në shitje biletat për ndeshjen e parë finale ndaj KB Pejës.

Skuadra mitrovicas e pret atë pejane, në ndeshjen e cila do të zhvillohet në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë.

Biletat do të dalin në shitje në orën 11:00, teksa një person ka të drejtën e blerjes së dy biletave.

“Në vendin e kristaleve, në shtëpinë tuaj e tonën, në “Minatorin”

e zjarrtë…luajmë ndeshjen e parë finale të Play-off-it

Të mërkurën prej orës 20:00 përballemi me Pejën, me synim për ta bërë hapin e parë drejt titullit të kampionit

Biletat dalin në shitje në ora 11:00 te dyqani zyrtar i klubit. Një person ka të drejtën e blerjes së dy biletave

Dyert hapen në ora 18:30 dhe mbyllen në ora 19:45.

Ju lutemi që të respektohet orari. Pas orës 19:45 dyert do të jenë të mbyllura”, njofton KB Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat