Finalja e Ligës Ballkanike, Peja synon të triumfojë

Basketboll

Finalja e Ligës Ballkanike, Peja synon të triumfojë

Më: 30 prill 2023 Në ora: 12:11
Pamje nga një ndeshje

Finalja e Ligës Ballkanike, Peja synon në triumfojë

Sonte zhvillohet finalja e Ligës Ballkanike.

Nga ora 18:30 Peja do të ndeshet me skuadrën izraelite Hapoel Beer Sheva, në Stara Zagora të Bullgarisë.

Peja në gjysmëfinale mundi Beroen, kurse izraelitët ishin më të mirë se Milenijum, ku këto skuadra do të përballen për vendin e tretë.

Verdhezinjtë dhe izraelitët janë takuar dy herë në këtë edicion dhe në dy rastet fituan izraelitët, 88:89 dhe 88:81. Pikërisht finalja sjell ballafaqimin e dy skuadrave më të mira të kësaj gare, pasi Hapoel ishte renditur në vendin e parë me 11 fitore e një humbje, kurse pejanët ishin në vendin e dytë me dhjetë fitore e dy humbje.

Peja synon të fitojë Ligën Ballkanike, që do të ishte hera e parë në histori të klubi verdhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat