Gjysmëfinalet e zjarrta në ‘Play-Off’ të Superligës së Kosovës

Basketboll

Gjysmëfinalet e zjarrta në ‘Play-Off’ të Superligës së Kosovës

Më: 12 prill 2023 Në ora: 14:46
Pamje nga një ndeshje

Nga kjo mesjavë fillojnë gjysmëfinalet e “Play-off”-it, që pritet të jenë mjaft interesante, duke marrë parasysh se do të përballen Top 4 skuadrat më të mira të garave të rregullta, si dhe njëherësh katër skuadra që kanë synim titullin e kampionit.

Gjysmëfinalja e parë zhvillohet ndërmjet skuadrave verdhezi Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Pejanët përfunduan garat në vendin e dytë me 21 fitore e shtatë humbje, kurse therandasit në pozitën e tretë me 20 fitore e tetë humbje.

Pejanët janë në formë shumë të mirë para “Play-off”-it, duke regjistruar tetë fitore radhazi apo asnjë humbje nën drejtimin e Rami Hadar. Në anën tjetër kampionët kërkojnë të mbrojnë titullin apo të fitojnë trofeun e tretë radhazi.

Në pesë duelet e fundit, Ylli prin 3:2.

Sfida tjetër do të jetë edhe më interesant, ku përballen Sigal Prishtina dhe Trepça, dy skuadrat që kanë fituar nga një trofe, prishtinasit triumfuan në Superkupë, ndërsa mitrovicasit për Kupë, duke mundur në finale pikërisht njëra-tjetrën.

Në garat e rregullta të Superligë, bardhekaltrit përfunduan në pozitën e parë me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse ‘Xehetarët’ në vendin e katërt me 17 fitore e 11 humbje. Në pesë duelet e fundit, kryeqytetasit prijnë me katër fitore karshi një fitore të mitrovicasve.

Orari

12/13.04.2023

E mërkurë ora 20:30  Peja – Golden Eagle Ylli

E enjte ora 20:30        Sigal Prishtina – Trepça

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat