Flamurtari “leksion” Vllaznisë

Basketboll

Flamurtari “leksion” Vllaznisë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 12:06
Pamje nga një ndeshje

Është luajtur java e 19-të dhe e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra, që konfirmuan Flamurtarin në krye të renditjes. Vlonjatet fituan me lehtësi 96-59 ndaj Vllaznisë, ndeshje e luajtur në Vlorë.

Ikete me 27 pikë e 16 rebound ishtë lojtarja më e mirë për kampionet, ndërkohë që Lugaj realizoi një “triple double” me 20 pikë, 13 rrbound e 11 asist.

Pa probleme fiton edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi 85-52 Elbasanin, ndeshje e komanduar nga vajzat bardheblu.

Për kryeqytetaset u dallua Qosja me 16 pikë.

Në “Asllan Rusi”, ekipi i Partizani mposhte 84-67 Studentin në derbi  kryeqytetas, duke ruajtur hapin e dy skuadrave kryesuse. Franklin me 24 pikë ishte shënuesja më e mirë për Partizanin në këtë sfidë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 19-të

Flamurtari – Vllaznia, 96-59

Partizani – Studenti, 84-67

Tirana – Elbasani, 85-52

Barleti Basket (pushim)

Renditja: Flamurtari 32 pikë, Tirana 30 pikë, Partizani 29 pikë, Vllaznia 24 pikë, Studenti 22 pikë, Barleti Basket 17 pikë, Elbasani 17 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat