Trepça nuk ndalet

Basketboll

Trepça nuk ndalet

Më: 4 mars 2023 Në ora: 20:19
Pamje nga një ndeshje

Trepça ka vazhduar me formë të mirë, kësaj radhe duke mundur Rahovecin me rezultat 79:73 (16:16, 30:19, 15:14, 18:24).

Sfida u zhvillua në kuadër të javës së 24-t të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë me epërsi të lehtë të vendasve, duke përfunduar 16:16.

Megjithatë, mitrovicasit filluan shkëputjen në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë dalëngadalë dhe shkuan në pushim me shifrat 46:35.

Epërsia e ‘Xehetarëve’ u ngrit deri në 17 pikë në periodën e tretë, 61:44, por pesë pikë radhazi nga mysafirët bën që rezultati pas 30 minutash të jetë 61:49.

Mysafirët nuk u dorëzuan deri në fund dhe afruan shifrat në 76:72, por pa arritur synimin dhe Trepça triumfoi 79:73.

Mikaile Tmusiq dhe Jamel Artis shënuan nga 16 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi 15 për vendasit, ndërsa Igor Chumakou ishte më i miri te mysafirët me 23 pikë e shtatë kërcime.

Trepça ka 15 fitore e nëntë humbje, kurse Rahoveci tri fitore e 21 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat