Superliga rikthehet në veprim

Basketboll

Superliga rikthehet në veprim

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 12:47
Koshi

Pas ndeshjeve fantastike në Final 8 Kupën e Kosovës, Prince Caffe Superliga rikthehet me xhiron e 23-të apo fazën e fundit të garave të rregullta, ku do të vendoset gjithçka.

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit. Vreshtarët janë në vendin e fundit me dy fitore e 20 humbje, derisa kuqezinjtë janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 14 humbje.

Për të dy skuadrat kjo sfidë është shumë e vlefshme do të garojnë deri në fund për fitore.

Peja me trajnerin e ri izraelit, Rami Hadar, do të pret Ponte Prizrenin. Verdhezinjtë janë në vendin e tretë me 15 fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit kanë shtatë fitore e 15 humbje.

Takimi i fundit i kësaj xhiro është ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Trepcës. Prizrenasit kanë dhjetë fitore e 12 humbje, kurse mitrovicasit 13 fitore e nëntë humbje, duke e bërë këtë përballje shumë interesante.

Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli zhvillohet në një termin tjetër.

Prince Caffe Superliga-Java 23

E shtunë

17:00 Rahoveci-Vëllaznimi

19:00 Peja-Ponte Prizreni     

E diel

17:00 Bashkimi-Trepça

(Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli zhvillohet më vonë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat