Durant e Westbrook ndryshojnë ekip

Basketboll

Durant e Westbrook ndryshojnë ekip

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 16:39
Durant e Westbrook ndryshojnë ekip

Pas transferimit dy ditë më parë të Kyrie Irving nga Brooklyn te Dallas, merkato e NBA ka dhuruar sot të tjera befasi.

Madje orët e fundit në NBA janë konsideruar si të çmendura, pasi janë përfshirë disa nga yjet e basketbollit, duke bërë që beteja për titullin kampion të përfshijë të tjerë ekipe.

Kështu, nga Brooklyn është larguar edhe Kevin Durant. 34-vjeçari do të luajë me Phoenix Suns, ndërkohë që ai do të shoqërohet edhe nga TJ Warren.

Në kahun e kundërt, nga Phoenix te Brooklyn, kanë lëvizur Mikal Bridges, Cam Johnson, Jae Crowder si dhe katër zgjedhje të para në draft të viteve 2023, 2025, 2027 e 2029.

Gjithashtu, në këtë transfrim është përfshirë edhe një shkëmbim lojtarësh në draft të vitit 2028. Gjithsesi, transferimi i Kevin Durant te Phoenix e bën këtë ekip favorit në Perëndim, pasi këtu luajnë edhe Kevin Booker e Chris Paul, duke formuar kështu një trio të frikshme.

Surprizat e tjera vijnë nga një shkëmbim që ka përfshirë 3 skuadra.

Basketbollisti Russell Westbrook, 34 vjeç, ka lënë Lakers për t’u transferuar tek Utah Jazz.

Te skuadra e Lakers rikthehet D’Angelo Russell (26 vjeç), që shoqërohet edhe nga Malik Beasley e Jarred Vanderbilt.

Pra, LeBron siguron përforcimet që dëshironte.

E përfshirë në këtë shkëmbim edhe ekipi i Minnesota, që siguron Mike Conley, Nickeil Alexander-Walker dhe 3 zgjedhje në draft në vitet 2024-2026.

Ndërsa tek Utah Jazz, përveç Westbrook, do të shkojnë edhe Juan Toscano-Anderson, Damian Jones dhe një zgjedhje e parë në draft të vitit 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat