Tirana përforcohet

Basketboll

Tirana përforcohet

Më: 17 janar 2023 Në ora: 12:04
Tirana përforcohet

Përforcimi i radhës për skuadrën e Tiranës në basketboll për femra. Klubi bardheblu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar transferimin e basketbollistes serbe Jelena Joziq.

34-vjeçarja është në përvojën e saj të dytë me fanellën e Tiranës, me të cilën ka luajtur edhe para tri sezonesh. Një përforcim me vlera për ekipin kryeqytetas, që synon të duelojë si për titullin kampion ashtu dhe në Ligën Unike.

Basketbollistja ka mbërritur në Tiranë dhe ka nisur menjëherë stërvitjen me skuadrën e trajneres Mirza Alibegaj. Madje sot do të jetë në fushë në ndeshjen ndaj Prishtinës, takim i vlefshëm për Ligën Unike.

Jelena Jozic është lojtarja e dytë e huaj që mbërrin te Tirana në merkaton e dimrit. Pak ditë më parë, bardheblutë zyrtarizuan edhe transferimin e amerikanes Breana Destiny Bey.

Liga Unike-Femra, raundi i 6-të

Prishtina – Tirana, 17 janar

Bashkimi – Flamurtari, 17 janar

Partizani – Penza, 18 janar

Renditja: Flamurtari 10 pikë, Partizani 8 pikë, Prishtina 7 pikë, Bashkimi 7 pikë, Penza 7 pikë, Tirana 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat