Stinori pranveror nis me super sfidën Bashkimi - Penza

Basketboll

Stinori pranveror nis me super sfidën Bashkimi - Penza

Më: 11 janar 2023 Në ora: 11:49
Stinori pranveror nis me super sfidën Bashkimi-Penza

Sot dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e 11-të në Superligën e Femrave, që shënon edhe fillimin e stinorit pranveror.

Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet mes liderit të tabelës Bashkimit dhe kampiones aktuale, Penzës. Skuadra prizrenase ende nuk njeh për humbje në këtë edicion, njëherësh duke qenë e vetmja pa humbje, ndërsa vashat pejane nga dhjetë ndeshje kanë gjashtë fitore dhe katër humbje.

Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, andaj pritet një sfidë shumë interesante të enjten mbrëma në Therandë, pasi palestra në Prizren është në rinovim.

Superliga e Femrave - Java 11

E mërkurë

13:00 Trepça-United Basketball

E enjte

13:00 Prishtina-Vëllaznimi

19:00 Bashkimi-Penza

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat