Ismaili te Prishtina

Basketboll

Ismaili te Prishtina

Nga: K. G. Më: 6 janar 2023 Në ora: 18:40
Ismaili te Prishtina

Sigal Prishtina pas emërimit kryetrajner të turkut Ahmet Kandemir, ka angazhuar në stafin e tij edhe Erkam Ismaili nga Shkupi.

Sigal Prishtina synon të gjitha trofetë në basketbollin e Kosovës.

“Erkam Ismaili i shtohet stafit teknik të skuadrës.

Stafit të trajnerëve i drejtuar nga Ahmet Kandemir do t'i bashkangjitet edhe ndihmës-trajneri Erkam Ismaili nga Shkupi.

Ismaili më parë ka drejtuar skuadrën turke Çanakkale dhe së fundmi ka qenë pjesë e BC Çair nga Shkupi që garon në elitën maqedonase”, njofton KB Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat