James “kërcënon” Lakers-at: Luaj vetëm për trofe!

Basketboll

James “kërcënon” Lakers-at: Luaj vetëm për trofe!

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 14:42
James

Nga ndeshja në ndeshje durimit të LeBron James po i vjen fundi. Ylli i basketbollit, në fund të sfidës të humbur nga Los Angeles Lakers në Miami përballë Heat me shifrat 112-98, dha një deklaratë ku vihej re qartë frustrimi që ndjen për një tjetër sezon negativ që po kalon.

“Unë jam fitues, gjithmonë kam qenë i tillë prandaj dua që vazhdoj po kështu deri në fund të karrierës. Dua të kem shansin për të fituar dhe të jem kompetitiv. Dua të fitoj titullin kampion pasi fitorja ka qenë pasioni dhe objektivi im që në moshën 18-vjeçare kur u bëra pjesë e kësaj lige”, tha James, i cili nesër (30 dhjetor) do të shuajë 38 qirinj në tortë.

James nuk dëshiron të përfundojë karrierën si anonim. “E di fare mirë se në majë arrihet me hapa të ngadaltë , por kur je aty atëherë nuk mjaftohesh më me faktin se po luan basketboll por kërkon të jesh gjithmonë fitues. Nuk është në AND time që të luaj pa ambicie për të fituar”, tha 37-vjeçari i cili vetëm pak muaj më parë nënshkroi kontratën që e mban të lidhur me Lakers deri në 2025 në këmbim të plot 97 milionë dollarëve.

Sa i përket takimit përballë Miami-t për James ka qenë mjaft i veçantë edhe pse u mposht.

Ai me prezencën e tij në parket rregjistroi ndeshjen e 1393 në karrierë duke u bërë kështu lojtari i dhjetë në historinë e NBA për prezenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat