Përfundon afati kalimtar, këto janë përforcimet

Basketboll

Përfundon afati kalimtar, këto janë përforcimet

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 12:34
Përfundon afati kalimtar, këto janë përforcimet

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll për lojtarët vendorë nga klubet e Prince Caffe Superligës.

Klubet mund të përforcohen me basketbollistë të huaj deri në 72 orë para fillimit të xhiros së 22-të të garave të elitës.

Sigal Prishtina është përforcuar me dyshen nga Marigona Hill Prishtina, Enver Memqaj dhe Eris Zenelin, si dhe lojtarin nga SHBA, Gach Both.

Trepça u përforcua me Musab Malën nga Rahoveci, kurse Peja me Samir Zekiqin e Trepçës, kurse Vëllaznimi ka marrë Jahi Carson nga Rahoveci.

Ndërkohë, Vreshtarët janë përforcuar me Arion Ballukun nga Bashkimi dhe Ujkan Karanezin nga New Basket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat