Flamurtari i pathyeshëm këtë sezon

Basketboll

Flamurtari i pathyeshëm këtë sezon

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 11:43
Flamurtari i pathyeshëm këtë sezon

Pasi ka fituar më herët Kupën e Federatës e më pas Superkupën mbarëkombëtare, ekipi i Flamurtarit në basketboll për femra fitoi edhe Superkupën e Shqipërisë. Ky është trofeu i tretë sezonal fituar nga skuadra vlonjate, ende e pathyeshme këtë sezon, ku po dominon në çdo event që merr pjesë.

Në finalen e luajtur në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës, skuadra e Flamurtarit fitoi 89-82 ndaj Partizanit, në një ndeshje që dhuroi rivalitet e emocione deri në fund. Të dyja skuadrat dueluan fort për fitore, por në fund triufoi ekipi vlonjat i trajneres Elona Hasanaj, që u tregua më i saktë e i kujdesshëm.

Ndeshja është e ekuilibruar dhe perioda e parë mbyllet 21-18, me vlonjatet që ruajnë një epërsi të lehtë edhe në përfundim të pjesës së parë, 39-33.

Partizani nuk dorëzohet dhe mban të hapur ndeshjen (58-53 pas periodës së tretë), duke shrpesuar deri në fund, por pa sukses. Vlonjatet fitojnë me meritë 89-82 dhe ngrejnë lart kupën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat