Kosova kërkon ndalimin e ultrasve

Basketboll

Kosova kërkon ndalimin e ultrasve

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 15:46
Kosova kërkon ndalimin e ultrasve

Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport kërkon ndalimin pjesëmarrjes së tifogrupeve në ndeshjet e basketbollit në Kosovë.

Gjithçka ka ardhur pas incidenteve të ndodhura të dielën në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Në këtë takim u përleshën tifozëritë e të dy skuadrave si pasojë e të cilave pati të lënduar, në mesin e të cilëve edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Këshilli për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka mbajtur një mbledhje urgjente ku ndër të tjera ka rekomanduar që të ndalohet pjesëmarrja e tifozëve në mënyrë të organizuar në të gjitha ndeshjet e basketbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat