Diplomatët amerikanë takojnë basketbollisten në burg

Basketboll

Diplomatët amerikanë takojnë basketbollisten në burg

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 13:09
Diplomatët amerikanë takojnë basketbollisten në burg

Që nga koha që u dënua me 9 vite burg, në verën e këtij viti, basketbollistja amerikane Brittney Griner ka takuar për herë të parë diplomatët amerikanë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Ajo konfirmoi se disa diplomatë të ambasadës amerikane në Moskë kanë takuar në burg, basketbollisten amerikane, të arrestuar që në shkurt të këtij viti. Ajo u akuzua për trafikim dhe mbajtje të lëndëve narkotike, pasi iu gjet një sasi vaji kanabisi, që e kishte për përdorim vetjak.

Prej muajsh përflitet për një shkëmbim të burgosurish mes Amerikës dhe Rusisë. Basketbollitja dhe një person i akuzuar për spiunazh (amerikan, do të lihen të lirë në shkëmbim të një trafikanti rus armësh.

Më tej, zëhënësja tha se gjendja e basketbollistes ishte e mirë: “Ishte më mirë nga sa mendonim, duke parë rrethanat dhe si kanë shkuar gjërat. Brittney është mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat