Chicago leksion rivalëve të Nets

Basketboll

Chicago leksion rivalëve të Nets

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 12:56
Chicago

Chicago Bulls ka dalë fitues nga përballja “big” me Brooklyn, duke mposhtur Nets me rezultatin 108-99. Zach LaVine me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bulls, ndërsa për Brooklyn u dallua Durant me 32 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Fiton edhe Miami, që mposhti 116-109 kampionët e Golden State. Max Strus që e nisi ndeshjen nga stoli ishte lider për Miami, duke realizuar 24 pikë (54 pikë në total nga lojtarët e stolit). Mirë u paraqit edhe Butler me 23 pikë, ndërkohë që për Warriors u dallua Stephen Curry me një “triple double” (23 pikë, 13 rebound e 13 asist).

Phoenix merr kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 116-107 arritur ndaj Minnesota. Ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Johnson me 29 pikë (pikë realizuan 10 lojtarë të Phoenix). Nuk zhgënjen Oklahoma, që në fushën e saj mposhti 116-108 Orlando, ndeshje ku u dallua Shai me 34 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Chicago, 99-108

Miami – Golden State, 116-109

Oklahoma – Orlando, 116-108

Phoenix – Minnesota, 116-107

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat