Zhgënjejnë Real Madrid, Bayern e Milano

Basketboll

Zhgënjejnë Real Madrid, Bayern e Milano

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 11:18
Zhgënjejnë Real Madrid, Bayern e Milano

Skuadra turke e Fenerbahce është e vetmja pa asnjë humbje në Euroleague, duke i fituar të pesë takimet e luajtura deri më tani.

Në përballjen e fundit, Fenerbahce mposhti 88-79 kampionët në fuqi të Anadolu Efes në derbin turk.

Vijon të zhgënjejë ekipi i Real Madrid, që në fushën e tij u mund 95-92 nga debutuesit e Virtus Bolonja. Në përballjen tjetër italo-spanjolle, Barcelona mposhti me lehtësi Armani Milano me rezultatin 74-56.

Humbjen e parë në këtë edicion pësoi skuadra greke e Olympiacos, që në fushën e saj u mund 81-76 nga Monaco.

Euroleague – Raundi i 5-të

Olympiacos – Monaco, 76-81

Maccabi Tel Aviv – Panahtinaikos, 85-74

Valencia Basket – Alba Berlin, 87-73

Partizan Beograd – Zalgiris Kaunas, 87-76

Real Madrid – Virtus Bolonja, 92-95

Crvena Zvezda – Bayern Mynih, 78-72

Anadolu Efes – Fenerbahce, 79-88

Villeurbanne – Baskonia Gasteiz, 87-61

Barcelona – Armani Milano, 74-56

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat