Fillon Liga e Parë me ndeshje mjaft interesante

Basketboll

Fillon Liga e Parë me ndeshje mjaft interesante

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 23:18
Fillon Liga e Parë me ndeshje mjaft interesante

Të enjten dhe të premten është zhvilluar xhiroja e parë në Ligën e Parë te meshkujt me disa ndeshje mjaft interesante.

Drita ka shënuar fitoren e parë, duke mundur Prishtinën e Re me shifrat 89:77. Gjilanasit ishin më të mirë nga fillimi i ndeshjes, ku arritën fitoren e parë, pas një viti në këtë rang garash. Qëndrim Demi u dallua me 21 pikë e nëntë asistime.

Gjakova e Re debutoi me fitore në Ligën e Parë. Skuadra nga Gjakova shënoi fitore në udhëtim ndaj Happy Dukagjinit me rezultat 65:97. Shendrit Llapi ishte më i miri me 14 pikë e 20 kërcime.

Duel më interesant ishte mes New Basket dhe Marigona Hill Prishtinës, që përfundoi me fitoren e prizrenasve 105:101, ku fituesi u vendos në sekondat e fundit të përballjes. Cameron Soloman ishte më i mirë në parket me 39 pikë e nëntë kërcime.

Takim interesant ishte edhe ndërmjet Borea-s dhe Vushtrrisë, që u fitua nga mysafirët 85:90, ndërsa rezultati dy minuta nga fundit ishte 80:80. Te pejanët më i miri ishte Olsi Kurtaj me 31 pikë dhe 17 kërcime, kurse te vushtrriasit u dallua Deshan Wilson me 28 pikë e gjashtë kërcime.

Në ndeshjen e fundit të kësaj xhiro, Bora ka debutuar me fitore në Ligën e Parë, ku mundi Istogun me rezultat 58:93. Më i miri te skuadra prishtinase ishte Dion Haxhosaj me 32 pikë e 21 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat