Suksesi më i madh i deritashëm i kombëtares së Kosovës nën udhëheqjen e Agim Kasapollit 

Basketboll

Suksesi më i madh i deritashëm i kombëtares së Kosovës nën udhëheqjen e Agim Kasapollit 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2022 Në ora: 16:01
Agim Kasapolli

Këto ditë përfundoj Kampionati Evropian i basketbollit, mediat e shkruara sidomos ato elektronike mund të themi se në tërësi e injoruan, me përjashtim dy mediave që raportuan. Asnjë program televiziv nuk e bëri asnjë transmetim nga kjo ngjarje. 

Biseduam me Agim Kasapollin, ish basketbollist, ish selektor i Kombëtares së Kosovës dhe legjenda e komentimit televiziv.  

Kasapolli mban rekordin për fitoren më bindëse si selektor i Kosovës, me rezultat 127:58 ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, ndeshje që u zhvillua me 29 korrik të vitit 2010. 

Image

Kosova me selektor Agim Kaspaollin në vitin 2010

“Bota sot”: Z. Kasapolli pse ndodhi kjo dhe ç'mundë të na thoni për cilësinë e këtij kampionati të posa përfunduar?

Agim Kasapolli: Pse nuk pati transmetime televizive këtë si duket e dëshiron FBK, e cila nuk ka interes, që opinioni kosovar të ballafaqohet më realitetin e këtij sporti që mbretëron sot në Kosovë, pra këta uzurpues të posteve që plotë një dekadë basketbollin kosovar e prezantojnë si shumë cilësorë ndërsa realiteti është i mjerë. Transmetimet nga KE do t'ju sjellshin gënjeshtrat në pah!

“Bota sot”: A mundë të na thoni shkurtimisht cila ishte ne realitet cilësia e këtij kampionati?

Agim Kasapolli: Kampionatin e përcolla nëpërmes kanaleve tv. të Serbisë të cilat kanë vërshuar në platformat dhe kabllovike të Kosovës që konsideroj se është gabim i pafalshëm nga kompetentet e vendi që lejojnë rinia jonë të "arsimohen" në këtë mënyrë?! Ti kthehemi analizës. Ishte ky një prej kampionateve më cilësore të zhvilluara deri me tani. Ekipet pjesëmarrëse ishin më cilësi të nivelit gati të barabartë.

Në këtë kampionat i cili për herë të parë u zhvillua në katër shtete, luajtën edhe tre basketbollist të Evropës, lojtarët më të spikatur të ligës amerikane NBA. Për Slloveninë luajti Lluka Donçiq me origjinë nga Kosova, Jokiqi i Serbisë dhe Janis i Greqisë. Kjo ndodhi për herë të parë që tre lojtar të pesë ekipeve të para në tabelën e NBA-s të luajnë në një Kampionat Evropian.

Të gjitha ndeshjet u zhvilluan me një rivalitet të paparë deri me tani!

Sipas ekspertëve të basketbollit favorit për të artën ishin Sllovenia, Serbia, Franca, Gjermania dhe Italia. Askush nuk e përmendi fituesin e këtij kampionatit Spanjën. Arsyeja e vetme ishte se Spanja udhëtoj në këtë kampionat me ekip krejtësisht të përtërirë, me lojtar me mosha të reja pa ndonjë eksperiencë në gara të këtij rangu. Mirëpo edhe një herë u dëshmua se puna me të rinj është garanc për suksese.

Polonia, Finlanda me Maxhunin shumë perspektiv, Çekia, Mali i Zi, etj. që reprezentacionet ishin të përbëra me lojtar nga shkollat e basketbollit ku punohet me gjenerata të reja dhe ekspert vendor suksesi nuk mungoj, këtë e dëshmoj në këtë kampionat Spanja!

“Bota sot”: Po Basketbolli ynë a po e ndjek këtë rrugë?

Agim Kasapolli: Dikur, pra para lufte kombëtarja e Kosovës ishte më e fortë se Mali i Zi, në këtë Kampionat Evropian Mali i Zi me forca vetanake e mundi Slloveninë, kurse sot basketbolli kosovar është totalisht i varrosur dhe i kapur nga mafia të cilët me improvizime po e mashtrojnë rininë tonë dhe duke kryer punë të pista me para të taksapaguesve. Kanë krijuar një farë lige kombëtare, për t'iu shmangur garave  evropiane, aty ku edhe e kemi vendin, mirëpo pas njëzet vjet improvizimi me blerjen e lojtarëve dhe trajnerëve të huajë,   tani dihet se kombëtarja jonë është më e dobëta në Evropë, prandaj rezultatet e dobëta po e sjellin në pah matrapazllëqet e dekadës së fundit.

“Bota sot”: Ku janë njerëzit e basketbollit që dikur bën nam në ish ligat e ish Ju?

Agim Kasapolli: Ata që i bën rezistencë okupatorit dhe nën okupim zhvilluan gara në kushte shumë të vështira ishin pikërisht njerëz që jetën e kaluan më këtë degë sportive i rezistuan  të gjitha sfidave, edhe pas lufte vazhduan punën dhe basketbolli me kuadro vetanake bëri rezultate, mirëpo përnjëherë në skenë u paraqiten këta njerëz që sot e "udhëheqin” basketbollin dhe nëpërmes të politikës ia dolën t’i përzajnë  të gjithë ata që mendonin me kokën e vetë, dhe erdhën ata që kurrë me këtë sport nuk janë marrë dhe nuk janë parë gjatë lëvizjes për pavarësimin e sportit?!

Image

Pas kësaj interviste të shkurtë vendosa të gjurmoj në arkivat e gazetës për të parë se vërtet ku ishte basketbolli kosovar gjatë periudhës për të cilën na foli z. Kasapolli.

Fillet e cilësisë të kësaj dege sportive u paraqiten në vitin 1972 kur pionierët e Pejës të udhëhequr nga vet Agim Kasapolli u bën kampion të ish Jugosllavisë dhe Agimi u shpall trajneri më i mirë për kategoritë e pionierëve në konkurrencën e një shteti më 21 milionë banorë! Atë botë Buduçnosti i Pejës bëri gara në Ligën e Parë B dhe tri herë mori pjesë në garat kualifikuese për t’u bërë anëtar i elitës së basketbollit ish Ju.

Prishtina, Bashkimi me vite luajtën në Ligen e Dytë të ish Ju. Ndërsa në konkurrencën e femrave KB Universiteti ishte në elitën e basketbollit të ish ju (Kasaspolli - trajner në vitin 1981 dhe më i miri), dhe me sukseset e arritura konsiderohej me të drejtë krenaria e Kosovës. Liga e Kosovës funksiononte për mrekulli dhe kishte cilësi modeste i përbërë me lojtar dhe trajner të Kosovës. Edhe gjatë okupimit punëtorët e basketbollit arritën edhe pse ne kushte shumë të vështira ruajnë substancën e këtij sporti duke punuar me zell më të rinjtë e vendit tonë, me këtë kontinuitet vazhdoj puna edhe pas çlirimit të Kosovës nga okupatori serb.

Kasapolli si selektor me 29 korrik të vitit 2010 ka shënuar fitore më të thellë me kombëtaren në vitet e pasluftës, me rezultat 127:58 ndaj Kombëtares së Emirateve të Bashkuara Arabe, në turneun që u zhvillua në Prishtinë.   

Po ashtu e patën mundur edhe Shqipërinë, me rezultat 101:93, duke fituar turneun.

Kosova – Shqipëria 101:93
Kosova: Azemi 23, Juniku, Azemi, Spaqi 6, Veseli 5, G. Rugova 11, Kastrati 2, Podvorica, Hajrizi 4, Maliqi 16 dhe Mazreku 34. Selektor : Agim Kasapolli.
Shqipëria: Sukaj, Vogli 2, Talelli, Xhinaj 6, Alijaj 3, Lame 4, Karaj 16, Lasku 6, Kuqo 26, Gjonaj 8, Hysnagolli 15 dhe Shuma 8. Selektor: Mark Dickel.  

Kosova - Emiratet e Bashkuara Arabe 127:58
Kosova: Azemi 9,  Juniku 9, F. Rugova 15, Spaqi 6, Veseli 11, G. Rugova 3, Podvorica 14, Hajrizi 14, Maliqi 13, Memeti 9 dhe Mazreku 21.
Emiratet Bashkuara Arabe: Omar, Ahjmad 8, Moha,ed 10, Redha 4, Sultan 12, Obaid 1, Ali 2, Khalid 2, Nassir 3, Kalpan 6, Ghaloom, Mohammed 10.  

Selektori i Shqipërisë, Mark Dickel, pati deklaruar pas ndeshjes: “Kaq ishte maksimumi i kombëtares tonë. Kosova qenka një përfaqësuese shumë e fortë dhe në një të ardhme të afërt mund të arrijë shumë lartë”.

Basketbollisti Ermalo Kuqo, pati deklaruar: “Dolën për të fituar por nuk arritëm. Falënderoj shumë publikon kosovar për pritjen me fishkëllima, besoj se këtë më së paku unë e kam merituar, kur kam bërë mjaft shumë për basketbollin mbarëshqiptar.

Sidoqoftë, kosovarët i uroj për fitoren dhe me këtë dëshmuan se me këtë lojtar mund të arrijnë shumë. Dëshiroj sa më shpejt basketbolli i Kosovës të pranohet ndërkombëtarisht por jo me kësi lloji gjyqtarësh amatorë”.

“Mjerisht basketbolli i Kosovës është orientuar në blerjen e lojtarëve dhe trajnerëve të huaj, të cilët u dëshmua se qëllimi i vetëm i tyre është përfitimi material, ndërsa rinia jonë që dikur bëri rezultate fantastike në të dy konkurrencat sot janë bë spektatorë dhe bredhin rrugëve, për këtë dështim “merita” i takon uzurpatorëve të posteve në FBK”, përfundon Kasapolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat