Statistikat e javës së parë në Prince Caffe Superligë

Basketboll

Statistikat e javës së parë në Prince Caffe Superligë

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 15:48
Statistikat e javës së parë në Prince Caffe Superligë

Edhe pse është vetëm xhiroja e parë, Rahoveci ka sulmin më të mirë, me 90 pikë të shënuara ndaj Golden Eagle Yllit, ndërsa skuadra që shënoi më pak pikë ishte Vëllaznimi, me vetëm 60. Ndërkohë, mbrojtjen më të mirë në xhiron e parë e kishte Bashkimi me 60 pikë të pranuara, kurse Ylli pranoi më shumë pikë, 90.

Sa i përket efikasitetit Trepça dhe Golden Eagle Ylli janë në vendet e para (106).

Sa i përket kërcimeve, Bashkimi ndodhet në vendin e parë me 50, Trepça e dyta me 47 dhe Ylli me 46.

Vreshtarët prijnë edhe me asistime, 21 për ndeshje, kurse Ylli ishte i dyti me 18.

Sa i përket bllokadave, Sigal Prishtina ndodhet në vendin e parë, me shtatë për ndeshje, kurse Rahoveci është i dyti me gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat