Dramë e madhe dhe çmenduria Wagner, Gjermania ia jep një “flakaresh” Lituanisë

Basketboll

Dramë e madhe dhe çmenduria Wagner, Gjermania ia jep një “flakaresh” Lituanisë

Nga: K.G. Më: 4 shtator 2022 Në ora: 20:06
Dramë e madhe dhe çmenduria Wagner, Gjermania ia jep një “flakaresh” Lituanisë

Një Franz Wagner i jashtëzakonshëm! Gjermania ka shënuar fitore pas vazhdimeve me rezultat 109:107 (19:19, 22:27, 24:20, 24:22 - 18:20) ndaj Lituanisë, në ndeshjen që u zhvillua në Koln, ndërsa të pranishëm ishin 18.017 shikues.
Gjermania ia jep një “flakaresh” Lituanisë. 

Figura kryesore ndaj Lituanisë ishte Wagner, i cili me 32 pikët e tij të kujtonte të riun Dirk Nowitzki.

"Jam shumë krenar për lojtarët tanë, ishin 50 minuta të vështira, por ne ia dolëm.

Nuk e di nëse mund t'i kishim bërë 55 minuta", tha trajneri i Gjermanisë Gordon Herbert.

21-vjeçari, Wagner komentoi:  "Ishte shumë argëtuese. Tifozët ishin vërtet të çmendur. Të fitosh një lojë të tillë është e pabesueshme".

Për Wagner ishte vetëm ndeshja e tetë ndërkombëtare, ai kishte bërë debutimin e tij vetëm në gusht. Asnjëherë më parë - as në epokën e Nowitzki-t nuk kishte pasur tre fitore në fillimin e një turneu Evropian.

Gjermani kryeson grupin B me 6 pikë dhe Lituania është në pozitën e  pestë me 3 sosh.

Lituania – Gjermania 107:109 
Te Lituania shënuan: Valanciunas 34, Grigonis 17, Sabonis 13, Brazdeikis 12, Kuzminskas 11, Jokubaitis 7, Butkevicius 6, Lekavicius 4, Echodas 3
Te Gjermania:  Wagner 32, Schröder25, Lo 21, Theis 11, Obst 9, Giffey  4, Voigtmann 3, Thiemann 2, Weiler-Babb 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat