Durant kërkon të largohet nga Nets

Basketboll

Durant kërkon të largohet nga Nets

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 11:43
Durant

Basketbollisti Kevin Durant, dy herë kampion në NBA, i ka kërkuar skuadrës së Brooklyn Nets të largohet. Ai i ka kërkuar klubit të tij, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026, ta largojë në shkëmbim me lojtarë të tjerë. Tashmë do të shihet se cilat skuadra kanë mudnësi të kryejnë këtë shkëmbim dhe do të hyjnë në bisedime.

Lëvizjet e tjera – Basketbollisti JaVale McGree ka lënë Phoenix dhe është transferuar te Dallas, me të cilin firmosi një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të arkëtojë 20.1 milionë dollarë. Nga skuadra kampione e Golden State është larguar Gary Payton, që ka firmosur për Portland. Ai do të arkëtojë 29 milionë dollarë për tri sezone.

Nga kampionët largohet edhe Juan Toscano-Anderson, lojtari qendër i cili do të luajë me Lakers sezonin e ri.

Nga Brooklyn është larguar Andre Drummond, që firmosi për Chicago Bulls, për dy sezonet në vijim (6.6 milionë dollarë). Me Minnesota rinovon kontratën Karl-Anthony Towns, që do të arkëtojë 224 milionë dollarë për kater vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat