Her World, Her Rules në Prizren

Basketboll

Her World, Her Rules në Prizren

Më: 1 maj 2022 Në ora: 23:00
Her World, Her Rules në Prizren

Të dielën në Prizren gjatë ndeshjes për U16 te femrat mes Junior 06 dhe AA Prishtinës është organizuar kampanja nga Federata e Basketbollit e Kosovës “Her World, Her Rules”.

Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e katër vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt, ku FIBA Evropa pas evaluimit të vitit të parë të projektit të FBK-së, ka vendosur që të vazhdojë mbështetjen për FBK-në, e cila ka arritur që të rrisë numrin e vajzave të reja që e praktikojnë basketbollin, dhe njëkohësisht duke e rritur edhe numrin e klubeve të femrave.

FBK është e vendosur që të punojë në masivizimin e basketbollit femëror, dhe mbështetja nga FIBA Evropa nëpërmjet projekteve të tilla si FIBA Europe Girls Program dhe kampanja “Her World, Her Rules” është rruga e duhur për të arritur këtë qëllim.

“Her World, Her Rules” është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim ta promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale.

Sa i përket ndeshjes ndërmjet Junior 06 dhe AA Prishtinës, ka qenë shumë interesante dhe përfundoi me fitoren e skuadrës vendase 55:51. Kjo ishte finalja e parë e “Play-off”-it, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet në Prishtinë. Kampion shpallet skuadra që arrin dy fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat