25 mijë Euro shpërblime për Final 4 të Ligës Unike

Basketboll

25 mijë Euro shpërblime për Final 4 të Ligës Unike

Më: 15 prill 2022 Në ora: 13:25
25 mijë Euro shpërblime për Final 4 të Ligës Unike

Më 20 dhe 21 Prill në palestrën ‘Karagaçi’ të Pejës do të organizohet Final 4 i Ligës Unike. Kjo është hera e parë që kjo ngjarje organizohet në Kosovë.

Në konkurrencën e meshkujve Liga Unike do të ofrojë shpërblime për dy gjysmëfinalistët nga 3.000€, për finalistët nga 5.000€ dhe për klubin i cili shpallet Kampion i Ligës Unike do të ndahen 9.000€ (25.000€ gjithsej). Pra, në përgjithësi do të jenë 25 mijë Euro shpërblime në total.

Më 20 Prill në gjysmëfinalen e parë do të takohen Golden Eagle Ylli-Teuta e Durrësit nga ora 17:00, kurse nga ora 20:30 zhvillohet gjysmëfinalja e dytë Peja-Prizreni 16. Më 21 Prill zhvillohet ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe.

Spektakël i madh i basketbollit pritet në Final 4 të Ligës Unike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat