Sezoni i rregullt 2021-2022 në NBA po shkon drejt fundit

Basketboll

Sezoni i rregullt 2021-2022 në NBA po shkon drejt fundit

Më: 23 mars 2022 Në ora: 12:34
Sezoni i rregullt 2021-2022 në NBA po shkon drejt fundit

Sezoni i rregullt 2021-2022 në NBA po shkon drejt fundit, ndërkohë që deri më tani dy skuadra kanë siguruar matematikisht kualifikimin në fazën play off.

Ato janë Phoenix Suns në Perëndim dhe Miami Heat në Lindje. Ndërkohë që, ekipet e Indiana, Orlando, Detroit dhe Houston zyrtarisht janë jashtë kësaj zone.

Ashtu sikurse edhe vjet, 6 skuadrat e para të çdo Konference sigurojnë direkt kualifikimin në çerekfinalet play off (nisin më 16 prill).

Ndërsa ekipet e renditura në vendet 7-10 do të zhvillojnë një fazë play in (12 prill) për të përcaktuar më pas dy ekipet e fundit që shkojnë në play off (luhet me ndeshje teke).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat