Shpërblimet për fituesin e Ligës Unike te femrat

Basketboll

Shpërblimet për fituesin e Ligës Unike te femrat

Më: 22 mars 2022 Në ora: 14:27
Shpërblimet për fituesin e Ligës Unike te femrat

Më 23 dhe 24 Mars në Prishtinë do të organizohet Final 4 i Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Në këtë Final 4 marrin pjesë katër skuadrat më të mira të kësaj lige: Prishtina, Bashkimi, Penza dhe Flamurtari.

Dy gjysmëfinale shumë interesante priten mes Penzës dhe Bashkimit, si dhe Prishtinës e Flamurtarit.

Në konkurrencën e femrave Liga Unike do të ofrojë shpërblime për dy gjysmëfinalistët nga 1.500€, për finalistët nga 3.000€ dhe për klubin i cili shpallet Kampion i Ligës Unike do të ndahen 6.000€ (15.000€ gjithsej).

Ky është edicioni i parë dhe historik i Ligës Unike te femrat, ku do të mësohet kampioni i parë i kësaj gare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat